Eksporti luan rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Ekonomi

Eksporti luan rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Më: 27 prill 2015 Në ora: 18:10

Sot u mbajt konferenca për media e kompanisë Bodrumi i Vjetër me rastin e promovimit të investimeve të kësaj kompanie, të përkrahura nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Bujqësisë.
Drejtori i kompanisë Halim Haxhijaha ka thënë se sfidat e njëpasnjëshme që nga renovimi i objekteve e deri te faza e prodhimit, gjë që nuk do të ishte e mundshme pa përkushtimin e familjes, stafit të kompanisë dhe ndihmës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Komisionit Evropian.
“Punën tonë po e dëshmojnë nga dita në ditë dëshmitë dhe certifikatat mbi kualitetin e produkteve nga institucionet ndërkombëtare si:
- Panairit ndërkombëtar PROËEIN Dusseldorf
- Organizata për certifikimin dhe vlerësimin e produkteve nga Londra CËSA dhe ËSA 2014,
- Gjithashtu jemi shpallur Vera më e mirë vendore nga Superbrand në Kosovë
Falë kualitetit dhe organizimit të mirë ne kemi arrit të eksportojmë në Shqipëri, Bosnje, Kroaci, Sërbi, Holandë, Belgjikë, Çeki, Nigeri dhe në Japoni,”, ka thënë Haxhijaha.

Në këto investime rol të rëndësishëm kishin Ministria e Bujqësisë dhe Komisioni Evropian, ku përfitues përveç kompanisë Bodrumi i Vjetër ishin edhe 65 fermerë të cilët bashkëpunojnë me kompaninë Bodrumi i Vjetër të cilët përfituan vegla bujqësore në vlerë prej 45,000 Euro.

Po ashtu, ai ka premtuar që nuk do të ndalen me kaq por do të rrisin kapacitetet e prodhimit dhe do të bëjnë kërkimin e tregjeve të reja, duke rritur kështu edhe numrin e punëtorëve
Kurse, përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Christof Stock, ka thënë se rritja e eksportit luan rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës, prandaj Komisioni Evropian ka qëllim përkrahjen e prodhuesve vendor në rritjen e kualitetit dhe arritjen e standardeve të kërkuara nga shtetet e Bashkimit Evropian.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi ka thënë se qeveria e Kosovës e ka prioritet zhvillimin e Bujqësisë, dhe përkrahja e kompanive serioze si kompania Bodrumi i Vjetër është obligim i yni. Ai ka falënderuar edhe Komisionin Evropian për ndihmën e ofruar për kompaninë Bodrumi i Vjetër, duke diskutuar për rëndësinë e eksportit në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Në këtë konferencë ka folur edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi për traditën Rahoveciane në kultivimin e rrushit dhe benefitet që kjo kulturë ia sjellë Komunës dhe Qeverisë së Kosovës. Vehapi ka falënderuar Ministrinë dhe Komisionin Evropian për ndihmën e ofruar për prodhuesit dhe kultivuesit e kësaj ane.
Në mbyllje të konferencës u ndanë edhe grante për fermerët bashkëpunëtorë të kompanisë Bodrumi i Vjetër.
Bodrumi i Vjetër si pjesë e kompanisë Haxhijaha, është tregim suksesi i një privatizimi me spin-off të thjesht të ndodhur në vitin 2006./A.M


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat