Panaire promovuese dhe joshëse

Ekonomi

Panaire promovuese dhe joshëse

Më: 26 prill 2015 Në ora: 14:31

Kompani të turizmit, udhëtimeve e hotelerisë, ato të ndërtimit, energjetikës, teknikës, mobilerisë e paluajtshmërisë dhe të edukimit, do të promovojnë shërbimet e tyre para qytetarëve.

Komuniteti i biznesit, i këtyre fushave do të mundohen që nëpërmjet eskpozimit të joshin produktet e tyre para konsumatorëve për katër ditë nga 6 deri në 9 maj në panairet Expokos, Travels dhe edukimit.

CEO, është njëra ndër kompanitë më të rëndësishme e profesionale të organizmit të panaireve në vendin tonë .

Lulëzim Krasniqi, menaxher në kompanin e organizmit të panaireve CEO, tregon për “Toskanapress.info”, se kanë bërë përgatitjet rreth organizimit të panairit ndërkombëtar të ndërtimit, energjetikës, teknikës, mobilerisë dhe paluajtshmërisë “EXPOKOS 2015”.

Paniri EXPOKOS

Është panairi më i madh promovues në vend, i cili është i liçencuar si event profesional nga Asociacioni Botëror i Industrisë së Panaireve (UFI) me seli në Francë.

Ky event, i cili sivjet shënon edicionin e 14-të, do të shfrytëzohet nga komuniteti i biznesit si vendtakimi kryesor për promovim të bizneseve, ku ekspozuesit do të kenë takime të drejtpërdrejta me konsumatorët e tyre, me bashkëpunëtorët afaristë, me institucionet dhe asociacionet profesionale të biznesit, duke rritur kështu nivelin e komunikimit me qëllim të krijimit të kushteve për rritje dhe zhvillim të mëtejmë të ndërmarrjeve të tyre.

EXPOKOS, është ngjarja e cila mundëson ndërtimin e një platforme dialogu në mes të përfaqësuesve të industrive me konsumatorët si dhe me përfaqësuesit e asociacioneve të biznesit.

Ky event njihet poashtu për një prezencë të fortë të delegacioneve dhe përfaqësuesve nga bizneset ndërkombëtare të cilët e shohin panairin EXPOKOS si aktivitet të rëndësishën që po ndihmon në përforcimin e raporteve afariste në mes të bizeseve nga Kosova me ato të huaja. Në panair do të prezantohen kompani nga 12 shtete, si: Kosovë, Shqipëri, Turqi, Austri, Maqedoni, Kroaci, Greqi, Slloveni, Gjermani, Serbi, Zvicërr dhe Itali.

Disa nga risitë që do të prezantohen në edicionin e sivjemë të panairit EXPOKOS janë: energjia termike, energjia solare, pajisje solare mobile të cilat për herë të parë do të demonstrohen në panairin Expokos 2015.

Panairi i Turizmi

Ai tregoi edhe për edicionin e panairit ndërkombëtar të turizmit, udhëtimeve dhe hotelerisë “TRAVEL 2015” i cili do të mbahet nga 6-9 maj në Pallatin e Rinisë në Prishtinë po vazhdon me optimizëm fazën finale të rezervimit të pjesëmarrjes në edicionin e radhës që do të mbahet.

Panairi do të mbahet me mbështetje të institucioneve qeveritare të Kosovës dhe në bashkëpunim të ngushtë me ministritë e linjës, komunat dhe asociacionet e turizmit nga vendi dhe nga jashtë.

Sipas Krasniqit, panairi TRAVEL, është shndërruar tashmë në një vend ideal për shpalosjen e shumë destinacioneve ndërkombëtare, atraksioneve dhe pakove turistike, produkteve dhe shërbimeve, si dhe një platformë e rëndësishme influencuese për rrjetëzimin e bizneseve. Pakot turistike nga vendi poashtu do të zënë vend në kuadër të panairit. CEO në cilësinë e organizatorit është e sigurtë që në bashkëpunim edhe me institucionet dhe asociacionet e biznesit nga vendi dhe nga jashtë do të krijojmë kushte optimale për të gjithë ekspozuesit në mënyrë që nga panairi “TRAVEL 2015” të dalin të gjithë si fitues.

Panairi i Edukimit

Nga 6 – 9 maj CEO organizon edicionin të 9 të panarit të Edukimit, që është ngjarja e vetme promovuese e fushës së edukimit në vend.

Lulëzim Krasniqi, tregon për “Toskanapress.info”, se qëllimi kryesor i këtij panairi është të kontribuoj në promovimin e fushës së arsimit me objektiva konkrete.

Ofrimi i mundësive për nxënësit dhe studentët që të marrin informata për shkollim, qoftë brenda ashtu edhe jashtë shtetit; gjithashtu dhe informata rreth përfitimit të bursave nga universitete të ndryshme ndërkombëtare.

Takim në një vend dhe në një kohë i nxënësve dhe studentëve me institucionet arsimore vendore e ndërkombëtare, ku institucionet kanë mundësinë t’i takojnë individualisht studentët e interesuar.

CEO edhe këtë edicion (njëlloj si vitin e shkuar), do ta vazhdoi iniciativën e nisur – duke i përzgjedhur dhe ftuar ta vizitojnë panairin nxënësit (maturantët) më të mirë të gjeneratës nga 92 shkollat e mesme të Kosovës, për t’u ofruar atyre mundësinë e marrjes së udhëzimeve për të aplikuar për bursa studimore.

Gjatë edicionit të kaluar ishin pjesëmarrës si ekspozues institucione nga këto shtete: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Finlandë, Turqi, Zvicër, Greqi, Slloveni, Egjipt, Hungari, Bullgari, Kroaci, Britani e Madhe, Gjermani, ShBA.

Ekspozuesit i takojnë këtyre profileve: shkolla të ciklit të ulët dhe të mesëm, institucione të arsimit profesional, institucione të arsimit të lartë (publik dhe privat), ministri të arsimit dhe shkencës nga Kosova e rajoni, ambasada të huaja në Kosovë, departamente të kulturës dhe fondacione për ofrim bursash për studime jashtë vendit.

Pjesëmarrës do të jenë poashtu edhe institucione dhe kompani që ofrojnë shërbime si: kurse, trajnime, teknologji komunikimi, biblioteka, shtëpi botuese, media elektronike dhe të shkruara, OJQ dhe instanca të tjera, biznese që ofrojnë punë praktike dhe punë me orar të plotë për të rinjtë dhe studentët e diplomuar, etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat