Vihet gurthemeli i projektit për Zhvillimin e Sistemit Transmetues të Kosovës

Ekonomi

Vihet gurthemeli i projektit për Zhvillimin e Sistemit Transmetues të Kosovës

Më: 17 prill 2015 Në ora: 08:27

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) sot organizon ceremoninë solemne të vënies së gurthemelit me rastin e fillimit të implementimit të projektit për zhvillimin e infrastrukturës së transmetimit të energjisë elektrike në Kosovë-Programi IV dhe V i Sektorit.

Implementimi i projekteve në kuadër të Programit IV dhe V të Sektorit, është mundësuar përmes kredisë komerciale afatgjate që KOSTT sh.a e ka siguruar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) si dhe financimin shtesë në formë granti nga Komisioni Evropian përmes programit IPA.

Ceremonia solemne mbahet në Nënstacionin 400/110 kV Ferizaj 2, përballë Bondsteel në Ferizaj.

Të pranishëm në ceremoni do të jenë Ministri i Zhvillimit Ekonomik z.Blerand Stavileci, Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë znj.Angelika Viets, zv.Drejtori për Bashkëpunim në Zyrën e BE në Kosovë, Libor Chlad, Drejtori për Evropë Juglindore në KfW, Christoph Tiskens, përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Ambasadës së Shqipërisë, dhe akterë të tjerë vendor dhe ndërkombëtar nga sektori i energjisë në Kosovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat