Bushati: Zgjerimi i BE, instrument gjeopolitik thelbësor për zhvillimin dhe stabilitetin e hapësirës së Europës Adriatike

Ekonomi

Bushati: Zgjerimi i BE, instrument gjeopolitik thelbësor për zhvillimin dhe stabilitetin e hapësirës së Europës Adriatike

Më: 30 mars 2015 Në ora: 22:14

“Zgjerimi i BE-së mbetet një instrument gjeopolitik thelbësor për stabilizimin dhe zhvillimin ekonomik në hapësirën e Evropës Adriatike”. Ky ishte mesazhi që nënvizoi Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në Samitin e tretë BE-Evropë Juglindore, që u zhvillua në Split të Kroacisë.

Në takimin e këtij viti, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme kroate dhe revista ‘The Economist’, morën pjesë Ministra të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të BE-së, të autoriteteve bankare evropiane, si dhe përfaqësues të agjencive zhvillimore. Ky takim kishte në fokus integrimin politik, ekonomik dhe tregtar të Evropës Juglindore.

Ministri Bushati merr pjesë në Samitin e tretë BE-Evropë Juglindore

Ministri Bushati mori pjesë në panelin e Ministrave të Jashtëm, i cili kishte fokus integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, si element katalizator i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Bushati u shpreh se, “Parë nga këndvështrimi i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian mbetet një pol tërheqës dhe emancipues, përtej krizave që e rrethojnë në lindje dhe në jug”.

“Në këtë kontekst, zgjerimi i BE-së mbetet një instrument gjeopolitik thelbësor për stabilizimin dhe zhvillimin ekonomik në hapësirën e Evropës Adriatike. Bashkimi Evropian, nga pikëpamja e sigurisë, duhet të përforcojë krahun e tij juglindor, nga i cili kalojnë rrugë të rëndësishme energjetike, të domosdoshme për diversifikimin e burimeve”, theksoi Ministri Bushati.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat