INSTAT: Eksportet ranë 6.8 % në dy muajt e parë të vitit

Ekonomi

INSTAT: Eksportet ranë 6.8 % në dy muajt e parë të vitit

Më: 30 mars 2015 Në ora: 16:41

Eksportet shqiptarë nuk janë në favor të ekonomisë sonë këtë vit. Në dy muajt e parë, eksporti ra 6.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ai ishte në vlerën 35.6 miliardë lekë.
Sipas të dënave të institutit të statistikave, industritë që po vuajnë për shkak të eksproteve të ulëta janë ato të mineraleve të ngurta dhe lëndës djegëse. Cmimi i ulët i naftës bruto në tregjet nderkombëtare ka tkurrur aktvitetin e kompanive.
Sipas INSTAT-it eksporti i grupit, “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” ka rënë 40 %.
Ky fakt ka lënë gjurmë konkrete negative në ekonominë e vendit, ku muajt e fundsit, kompanitë e naftës dërguan në shtëpi 500 punëtorë.
Më i mbarë vlerësohet të ketë qene ky fillim viti për sektorin e veshjeve e këpucëve, eksporti i të cilave është rritur me 4%, ai i materialeve të ndërtimit, por edhe i ushqimeve.
Ne të njëjtën kohë, instat raporton se importet kanë shënuar një ulje të lehtë krahasuar me një vit më parë. Sipas ekonomistëve, arsyet e uljes së importit lidhjen dy faktorë, ulje e cmimeve, por ajo që nuk është një lajm i mirë, ulje e konsumit të brendshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat