Paradoksi, sigurimet shoqërore bien 4%

Ekonomi

Paradoksi, sigurimet shoqërore bien 4%

Më: 26 mars 2015 Në ora: 15:21

Mes shume te ardhurave te ulura ne dy muajt e pare te ketij viti, jane edhe sigurimet shoqerore. Sipas te dhenave te Minsitrise se Financave, ato rane gati 4% në perudhën janar shkurt krahasuar me fillimin e 2014-es.

Ulja e këtyre të ardhurave bie në kundershti dhe është e paspjegueshme pas rritjes së punësimit që raportojnë institucionet zyrtare. INSTAT raporton se vitin e kaluar janë punësuar 91 mijë persona. Si ISSH edhe Ministria e Punës kanë pranuar se pjesa më e madhe e tyre nuk janë vende të reja puna, por formalizim i atyre ekzistuese. Hap që do të duhej të sillte rritje të vlerës së sigurimeve.
Foprmalizimi i punës, nuk ka rritur kontrubitet as vitin e kaluar. Sipas të dhënave të issh-së, vlera e sigurimeve shoqërore vitin që shkoi ishte 20% më e lartë se një vit më parë.
Por ISSH ka raportiar në alalizën e saj vjetore se pjesa më e madhe e të ardhurave të shtuara, u siguruan nga falja e kamatëvonesave të detyrimeve për fshatin.
Për shumë ekspertë, ulja e të ardhurave është e paspjegueshme, në kushtet e rritjes së nurmit të të punësuarve. Nëse kjo e fundit ka ndodhur, ekspertë të tjere, mendojnë se sipërmarrësit po deklarojnë paga më të ulëta, pas geqjes së pagës reference.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat