BB-ja i jep Shqipërisë 1,1 miliardë dollarë

Ekonomi

BB-ja i jep Shqipërisë 1,1 miliardë dollarë

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 13:30

Banka Botërore (BB), do ta mbështet Shqipërinë gjatë pesë viteve të ardhshme me rreth 1,1 miliardë dollarë.
"Po shikojmë një program me angazhime të reja financiare prej mbi 200 milionë dollarë në vit.

Pra në total bëhet fjalë për 1,1 miliardë dollarë për pesë vitet e ardhshme. Do të financojmë mesatarisht tre projekte të reja në vit, të cilat përfshijnë mbështetje buxhetore për sektorin makroenomik dhe atë financiar, si dhe në projektet e klimës së biznesit", ka theksuar Tahsen Sajed, shefe e Bankës Botërore në Tiranë.

Sipas Bankës do të jenë rreth 15 projekte që do të financohen deri në vitin 2019, të përqendruara në sektorë të ndryshëm për të mbështetur rritjen ekonomike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat