Ministri Abrashi për fuqizim të partnereve dhe dialogut social

Ekonomi

Ministri Abrashi për fuqizim të partnereve dhe dialogut social

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 13:18

Me qëllim të përkrahjes së partnerëve social në procesin e dialogut social, si dhe fuqizimit të aktiviteteve të KES-it, kanë filluar punimet dy-ditore në kuadër të punëtorisë që po mbahet në Durrës.
Ky takim përkrahet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), në kuadër të projektit “Përkrahje Partnerëve Social”.

Në këtë punëtori po marrin pjesë, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi, Ministri i Shëndetësisë, z. Imet Rrahmani, përfaqësues të Ministrisë e Tregtisë dhe Industrisë, dhe Ministrisë së Financave, dhe Ministrisë Arsimit.Nga Sindikatat punimet po i përcjellin, Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, z. Haxhi Arifi, nga Oda Ekonomike, z. Parim Bajrami, nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, z. Agim Shahini, si dhe përfaqësues dhe staf mbështetës të këtyre institucioneve.

Partnerët social po demonstrojnë përkushtim të thellë, që në kuadër të kësaj punëtorie dy-ditore t’i kontribuojnë planifikimit strategjik në kuadër të Këshillit Ekonomik dhe Social, si dhe të fuqizojnë mbarëvajtjen e dialogut social me qëllim të përmirësimit të gjendjes socio-ekonomike, ku kontribuues parësor janë punëmarrësit dhe punëdhënësit.

Ministri Abrashi theksoi se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe Qeveria e Republikës se Kosovës, janë plotësisht të përkushtuar në përkrahjen e proceseve dhe platformave të cilat i shërbejnë zhvillimit ekonomik si dhe përmirësimit të kushteve socio-ekonomik. Ministri Abrashi vlerësoi se partnerët social kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur, dhe institucionet janë duke parë mundësitë e bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha palët në këtë proces.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat