Paradoksi, çmimi i miellit u rrit para embargos ruse!

Ekonomi

Paradoksi, çmimi i miellit u rrit para embargos ruse!

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 14:50

Në ditët e fundit të muajit janar, çmimi i miellit u rrit me të paktën 5 mijë lekë të vjetra në çmimet me pakicë, pra për miellin që blejnë qytetarët.


Shkaku kryesor për rritjen e çmimit është embargoja ruse, por ndërkohë tregtarët në vend e rritën çmimin përpara vendosjes së kësaj embargoje që hyn në fuqi sot. Qeveria ruse ka vendosur një taksë prej 35 eurosh për çdo ton grurë që eksporton në drejtim të Evropës, si kundërpërgjigje për sanksionet e BE-së.


Megjithëse Shqipëria nuk është anëtare e Unionit, edhe ajo do ta pësojë nga kjo, ndërkohë që pësimin e parë konsumatorët shqiptarë e marrin nga vetë shqiptarët.


E njëjta situatë është edhe në tregun e karburanteve, ku sapo ndodh një rritje e lehtë në tregjet ndërkombëtare, rritja ndodh edhe në vend, ndërsa kur çmimi pëson ulje, kjo nuk reflektohet në çmimin e shitjes në Shqipëri. Nga ana tjetër, autoritetet janë të paafta për të pasur nën kontroll situatën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat