Përmbaruesit shpëtojnë ndërmarrjet

Ekonomi

Përmbaruesit shpëtojnë ndërmarrjet

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 12:33

Ujësjellësi i Prishtinës është një nga shumë subjektet që ka përfituar nga permbaruesit privat.Zyrtarë të këtij institucioni thonë se borxhet kanë filluar t’a mbledhin permes tij.

Zyrtarët e Ujësjellësit të Prishtinës thonë se pa permbaruesit privat ka qenë e pamundur që ky institucion t'i mbledh borxjet që ua kanë qytetarët.

Përmbaruesit privat është risi në sistemin e drejtësisë dhe ka ndikuar pozitivisht në zgjedhjen e kontesteve civile. Isa Gacaferi përmbarues privat thotë se mandati I përmbaruesit privat buron nga ligji ”Për Procedurën Përmbarimore.”

Prandaj permbaruesit privat kanë të gjitha të drejtat që në punën e përmbarimit deri ma tani i kanw pasë gjykatat.

Njera prej veprimeve që ne kemi drejt me ndërmarr është edhe bllokimi I llogarive bankare të borcëlive …Permbaruesi nuk kufizohet vetem ne mjetet bankare`, tha Gacaferi.

Arjeta Mjeku zëdhënëse e Ujësjellësit Prishtina thotë se nga muaji shtatorë të vitit që lamë pas,ujësjellësi ka filluar që borxhet t’i mbledh përmes përmbaruesve privat. Ajo tha se deri me tani përmbaruesve privat u janë dërguar mbi 200 lëndë për mbledhjen e borxjeve. Arjeta Mjeku bëri të ditur se brenda tre muajve të këtij viti Ujësjellësi Prishtina do të filloj ti mbledh borxjet e amvisërisë përmes përmbaruesve privat.

`Ne tash për tash jemi duke punuar me sektorin e bizneseve të mëdha`, tha Mjeku.

Një nga 13 përmbaruesit, Destan Bujupaj thotë se vetëm zbatojnë ligjin dhe se deri më tani kanë gjetur bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante dhe se si pala debitore dhe ajo kreditore janë të kënaqur me permbushjen e obligimeve dhe me afatet ligjore.

`USAID­i po i mbeshtet përmbaruesit privat me akte nënligjore, udhëzimi për metodat e inspektimit që do të aprovohet më vonë për trajnime të ndryshme për kapacitetet inspektuese policore. Do të jetë edhe ndryshim plotësimi për proceduren permbarimore për vitin e ardhëshem edhe në koncept dokumentet e ndryshme, që ka për qellimim përmirësimin dhe funksionalizimin sa më adekuat të këtij sistemi`, tha Destani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat