Pagat në sektorin publik, më të lartat në rajon

Ekonomi

Pagat në sektorin publik, më të lartat në rajon

Më: 30 janar 2015 Në ora: 20:28

Në bazë të informacioneve të siguruara nga korrespondentët e RTK-së në rajon, rezulton se pagat e punëtorëve në sektorin publik në rajon, dallojnë me pagat e punëtorëve të sektorit të publik në Kosovë

Mësuesit dhe arsimtarët në Kosovës kanë pagë 500 euro, në Shqipëri 290, Maqedoni 330 përderisa në Serbi, pagat për mësuesit dhe arsimtarët janë nga 300 deri 350 euro.

Ndërsa dallimi ekziston edhe në edhe në shëndetësi, përderisa një mjek në Kosovë paguhet 600 euro plus kujdestaria 300 euro, e barabartë me 900 euro, në Shqipëri mjeku ka pagë 700 euro, Maqedoni 530 ndërsa në Serbi paga e një mjeku është 500.

Edhe infermierët në Kosovë kanë pagë më të lartë, krahasuar me ata të rajonit. Në vendin tonë, paga e një infermieri është 350 euro plus kujdestaria 100, e barabartë me 450 euro, përderisa në Shqipëri paga e një infermieri është 400 euro, në Maqedoni 270 dhe Serbi 400 euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat