Euro në nivelin më të ulët prej 11 vitesh ndaj dollarit

Ekonomi

Euro në nivelin më të ulët prej 11 vitesh ndaj dollarit

Më: 24 janar 2015 Në ora: 22:52

Euro ka zbritur në nivelit më të ulët në 11-vjet kundrejt dollarit teksa Banka Qendrore Evropiane zgjeroi programin e saj të blerjes së obligacioneve duke përfshirë obligacione qeveritare, një politikë që tenton të zhvlerësojë monedhën.
Në tregjet ndërkombëtare ajo po shkëmbehet me më pak se 1.13 dollarë.
Zhvlerësimi erdhi ndëesa Presidenti i BQE Mario Draghi njoftoi planet për të blerë 60 miliard euro në muaj borxh publik dhe privat deri në shtator të 2016-es.
Për blerjen e letrave me vlerë pritet të shtypen 1 trilionë euro.
Zhvlerësimi, i cili po vjen në kushtet e një luftë të fortë çmimesh mes tregjeve botërore, e luftës për të shpëtuar financat publike, nuk do të lërë pa prekur një treg ajo zhvillon 70% të tregtisë me Europën, dhe ka pjesën më të madhe të investimeve private nga ky treg.
Nga të dhënat e kursit të këmbimit, efekti kryesor i vërejtur në tregun tonë është zhvlerësimi i lekut ndaj dollarit amerikan. Një dollar amerikan ka arritur të tregtohet mbi 120 lekë, ndërsa një euro po tregtohet në nivelin 140.16 lekë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat