Tregu valutor -Dollari arrin vlerën më të lartë ndaj Lekut

Ekonomi

Tregu valutor -Dollari arrin vlerën më të lartë ndaj Lekut

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 13:09

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten monedha e gjelbërt amerikane arriti vlerën më të lartë të viteve të fundit në këmbim me Lekun, ndërsa euro shënoi rënie të lehtë të vlerës së saj. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të monedhave në Bankën e Shqipërisë një dollar këmbehet me 114.64 lekë nga 100 lekë që këmbehej pak muaj më parë.

Ndërsa euro ka humbur lehtë pikë në këmbim me lekun kundrejt fillimit të javës, duke bërë që një euro të shkëmbehet me 139,89 lekë nga 140,22 lekë që ish para pesë ditëve, ndikuar kjo nga periudha e festave të fund vitit, kur emigrantët sjellin para pranë familjeve. Gjithësesi shprehe ekspertët vlerësimi i dollarit në tregun e këmbimit valuator në Shqipëri shpjegohet me faktin e përmirësimit ekonomik të SHBA-ve çka e ka forcuar këtë monedhë në tregjet ndërkombëtare . Ndikim në vlerësimin e monedhës së gjelbër ka dhënë edhe ulja e çmimeve të naftës që është një përfitim neto për Shtetet e Bashkuara, duke ndihmuar konsumatorët dhe partnerët kryesorë tregtarë.

Ndërkohë shvlerësimi i euros shpjegohet me faktin e rritjes së fluksit hyrës së euros në treg dhe reflektimit të ecurisës së saj në tregjet ndërkombëtare. Ecuaria e valutave euro dhe dollarë në tregun vendas sjell efekte të drejtpërdrejta edhe në financat e qytetarëve pasi Shqipëria është një vend i cili importon pjesën më të madhe të produkteve duke bërë që të ketë rritje të çmimeve përfshirë edhe naftën. Të prekur nga vlerësimi i këtyre monedhave janë edhe ata qytetarë që kanë kredi në dollar dhe në euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat