Investimet e huaja në Kosovë (Video)

Ekonomi

Investimet e huaja në Kosovë (Video)

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 01:00

Zyrtarë të Agjencisë për Nxitjen e Investimeve në Kosovë, thonë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë investuar 53 milion euro, shifër e njejtë si të një viti më parë. Ata thonë se po bëhen përpjekje të vazhdueshme që të rriten investimet e huaja. Por, ata nënvizojnë se shkalla e lartë e korrupsionit dhe tregu i vogël vazhdojnë të jenë pengesat kryesore në përpjekjet për shtimin e investimeve të huaja që vlerësohen të domosdoshme për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat