Cani: Buxheti i shtetit mund të rishikohet

Ekonomi

Cani: Buxheti i shtetit mund të rishikohet

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 16:45

Qeveria mund të rishikojë buxhetin e këtij viti, pasi janë shpenzuar vetëm 57 për qind për investime. Kështu deklaroi sot Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i pranishëm në konferencën “International Economy & Business Doctoral Students Conference” në Tiranë.

Megjithatë ministri tha se vendimi përfundimtar do të merret në fund të muajit dhjetor, pasi e konsideroi këtë një periudhë të vështirë për të marrë vendime në këtë fazë. Kjo pasi gjatë këtij muaji mund të ketë një përshpejtim në kryerjen e investimeve për të ngushtuar mosrealizimin.

“Investimet realizohen me 2 mënyra, një është që janë investimet me kohë që paguhen me këste dhe një tjetër është që realizohet investimi dhe pagesa bëhet në fund, prandaj ju thashë që dhjetori nga tërë analiza që po i bëjmë është një muaj që po na i vështirëson shumë nëse do të kemi apo jo hapësira për rialokim fondesh. Prandaj duhet të shikojmë deri në fund të vitit se duket që nuk do të qëndrojnë kët,o pra edhe deficiti do realizohet edhe investimet do realizohen, kuptohet brenda atyre parametrave që kemi rënë dakort me FMN”, u shpreh Cani.

Pyetja nga gazetarët

Pyetje: Zoti ministër pse ka mosrealizim të investimeve?

Ministri Cani: Buxheti vjetështë miratuar në datën 30 dhjetor. Ju e kuptoni qëu desh një tremujor i tërëpër të marrë veten. (Tani qëbuxheti 2015 u miratua në kohë, natyrisht qëështë shumë më mirë)Qëtë fillojnëinvestimet duhet ta dini se miratohet buxheti si ligj, nxirrennjë sërë aktesh nënligjore në zbatim të buxhetit,çka e shtyu zbatimine buxhetit në janar, nëshkurt, në mars dhe pikërisht për këtë arsye investimet filluan me vonesë. Pra ishte vetë buxheti 2014 që u miratua me shumë vonesë, për arsye që tashmë janë thënë.

Së dyti ka njëproblempër investimet: ishim mësuar me traditë, gjithnjë, që buxheti nuk realizohej dhe nuk filllonte kurrë para tremujorittë parë, pra kalonte njëtremujor dhe fillonte buxheti, kështu që administrata e mësuar me këtë gjendje kujtonte se do ishte e njëjta histori. Kështu që, së pari filloi me vonesë, pastaj filloi tempi ipërshpejtimit dhe u bënë edhe investime, ndërkohëqëu shlyen edhedetyrimet e prapambetura. Mirëpo dhe kjo kërkon një përputhje edhe me likuiditetin, sepse Shqipërisë iu kërkua njëherësh një sasi gati dyfish likuiditet, të cilin për mua që jam bankier, edhe kushdo që ka njohuri nga ekonomiae kupton, se nuk është elehtëqë ta menaxhosh likuiditetin me një tërënëtë lapsit.

Ndërkohë procesi është përshpejtuar. Unë besoj që, dhe ne jemi në diskutim akoma,nëse ka nevojë rialokimitëinevestimeve apo jo, për arsye se ka një ecuri goxha të mirë të investimeve në periudhën nëntor-dhjetor. Pra ne jemi në një fazëqë duhet të bëjmë një përmbyllje,për të kuptuar më mirë dhe qartënëse do të lindë nevoja për rialokime apo do të realizohen investimet aty ku janë,gjë për të cilën kuptohet që duhet të presim.

Pyetje: Zoti ministër deri në nëntor, janë konsumuar rreth 50 % të deficitit të programuar vjetor, 40 mld nga 80 mld. Çfarëdo tëndodhëme pjesën e mbetur?

Ministri Cani: Investimet realizohen me dy mënyra: një janëinvestimet me kohë, që paguhen mekëste, dhe një tjetër është qërealizohet investimi dhe pagesa bëhet në fund. Prandaj ju thashë që dhjetori,nga tërëanalizat që po i bëjmëështë njëmuaj që po na e vështirëson shumënëse tëdo kemi apo jo hapësira për rialokim fondesh.Prandaj duhet të presim deri në fund të vitit, se duket që nuk do tëqëndrojnë këto raporte që ju thoni; pra edhe deficiti do tërealizohet edheinvestimet do tërealizohen,kuptohet brenda atyre parametrave që kemi rënë dakord me FMN.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat