Vendimi, i paligjshëm

Ekonomi

Vendimi, i paligjshëm

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 11:38

Fondi prej mbi 33 milionë euro, është prekur jo për ndonjë rast të papritur, por paratë nga aty janë marrë për të mbuluar vendimin e Qeverisë së kaluar për rritjen e pagave prej 25 për qind, e ky shfrytëzim i fondit rezervë po shihet si i paligjshëm.

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka thënë se kjo ka ardhur si pasojë e një vendimi për rritje pagash që kishte marrë ish-kryeministri Thaçi.

Shatri ka thënë se asnjëherë as formalisht në Kuvend nuk është formalizuar rritja e pagave.

“E kanë shfrytëzuar fondin 45 milionësh me destinim të veçantë për Administratën Publike dhe për disa investime në veri, krejt ato mjete i kanë marrë dhe i kanë plotësuar në rastin për rritje pagash”, ka thënë Shatri për gazetën “Zëri”.

Ai po ashtu ka sqaruar se një pjesë e madhe e mjeteve është marrë edhe prej mallrave dhe shërbime që ishin destinuar për paga.

“Asnjëherë nuk është zyrtarizuar vendimi, si dhe i njëjti asnjëherë nuk ka kaluar në Kuvend”, ka thënë ai.

Edhe drejtori i Institutit “STRAS”, Ibrahim Rexhepi, ka thënë se prekja e rezervave buxhetore është e ndaluar me ligj. Rexhepi ka thënë se ky është një veprim në formën e kaubojve.

“Thjesht për të mos ardhur te problemet sociale dhe për të mos pasur probleme me paga është vepruar në këtë formë”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat