MTI-ja ndan Top NVM çmimet e vitit

Ekonomi

MTI-ja ndan Top NVM çmimet e vitit

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 11:55

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka mbajtur një konferencë përmbyllëse “Ditët e biznesit të vogël 2014”, me ç ‘rast janë ndarë çmimet Top NVM-ja me konkurrente dhe Top Eksportuesi i Vitit.

Ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovë, veçanërisht në emër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë i përshëndeti të pranishmit e cila theksoi se kjo konferencë përmbyllëse realizohet me ndihmën e zyrës zvicerane për bashkëpunim dhe zhvillim.

“Rëndësia e sektorit privat deri më tani ka qenë shumë deklarative, është bërë shumë mirëpo ne e dimë se kërkesat e juaja janë edhe më të mëdha. Kemi bë reforma legjislative dhe jemi munduar që të heqim shumë barriera në rrugën dhe zhvillimin e prosperitetit në sektorin privat, mirëpo implementimin në praktik të gjitha këtyre duket të jetë i mangët. Unë i falënderoj të gjithë donatorët që kanë kontribuar në krijimin e një baze të mirë legjislative dhe me krijimin e kushteve të deritanishme për një ambient më të favorshëm dhe më të mirë të biznesit, por nuk është që nuk jemi të vetëdijshëm, për gjendjen në të cilën jemi dhe për kërkesat që keni ju ndaj institucioneve”, tha ajo.

Bajrami pohon se, ju e dini që jo të gjitha barrierat e juaja mund të përfaqësohen përmes politikave dhe aktiviteteve të MTI-së, mirëpo duhet një bashkëpunim dhe një bashkërendim i aktiviteteve me të gjitha ministritë tjera, me Ministrinë e Drejtësisë, atë të Planifikimit Hapësinor, duhet bashkëpunim me nivelin lokal, në mënyrë që të bëjmë një rrugë më të lehtë për të gjithë ju që sot krijoni rritjen ekonomike në Kosovë, për gjithë ju që sot krijoni vende të reja të punës deh kontribuoni në kualitetin e jetës më të mirë të qytetarëve të Kosovës.

“MTI-ja do të ketë top prioritet dhe do të jetë gjithmonë në shërbim të sektorit privat, dhe duke qenë në shërbim të sektorit privat në do të jemi në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ne do të mbajmë dialogun të hapur, tani jemi në fazat përfundimtarë të diskutimit për aktivizimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ku besoj që do të kemi një dialog dhe të adresojmë të gjitha pengesat dhe të shohim se cilat do të jenë lehtësirat nga ana institucionale që mund të ofrohen për një zhvillim më të mirë dhe më të favorshëm”, tha ministrja.

Ajo tha se, ata kanë një aktivitet ku MTI-ja me agjencionin KIESA, në krye me z. Lluka, kanë zgjedhur top bizneset të cilat kanë kontribuar qoftë në krijimin e vendeve të punës, në përmirësimin e bilancit tregtar duke rritur eksportin qoftë në zbatimin e inovacioneve dhe infrastrukturës së cilësisë të cilët ministria e ka një nga prioritete dhe do të shpërndahen disa mirënjohje që është një mënyrë simbolike e njohjes dhe kontributit të juaj që keni bë në zhvillimin e vendit.

“Ne do të punojmë së bashku me gjithë donatorët dhe të gjithë donatorët që sot kanë projekte në MTI dhe të tjerët që në fakt e kanë në plan me strategji të tyre zhvillimore që të inkuadrohen dhe të na ndihmojnë që të përmirësojmë ambientin e biznesit dhe ti largojmë barrierat që do të jemi shumë të hapur në kooperim do të siguroheni që të jemi në dispozicionin e juaj, sepse ju projektet i keni për të na ndihmuar ne, për të ndihmuar sektorin privat dhe do të siguroheni që ti thjeshtësojmë procedurat, të jemi sa më të hapur të jemi sa më transparencë dhe në këtë aspekt mund të ndihmojnë edhe donatorët mirëpo edhe të gjithë pjesëmarrësit në sektorin privat”, tha ajo.

“Ne kërkojmë nga donatorët që të vinë sa më shpesh, të tregojnë brengat e tyre, po ashtu kemi kërkesë nga sektori privat që ata dinë në fakt se dera e MTI-së është një derë e hapur për të gjithë, ku ne me kapacitet tona duke u koordinuar me nivel të komplet qeverisë do të mundohemi që ato ti adresojmë”, tha ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami.

Ndërsa, Argjendita Grazhdani menaxhere e projektit AIK, tha se, ky projekt është mandatuar nga Qeveria zvicerane i cili është projekt katër vjeçar.

“Më vjen mirë që së bashku me sektorin privat do të diskutojmë çështjet jetike për punësimin e të rinjve në Kosovë. E dimë që në Kosovë, në këtë moment janë në shkolla gjysmë milioni fëmijë të dhe rinj, prej këtyre 11700 janë në Universitete publike dhe private, 229000 janë në shkollën fillore, 12000 janë në shkolla të mesme, prej tyre 60% janë në shkollat e arsimit profesional. Kjo është një barrë e madhe për të gjithë në Kosovë, si për Qeverinë ashtu për ata që japin këshilla në politikën e edukimit në Kosovë, mirëpo edhe për sektorin e Arsimit”, tha ajo.
Ajo shpreson që disa nga këto probleme të cilat i kemi sidomos në aftësimin e të rinjve të kemi aftësi adekuate që ti duhemi sektori privat.

“Arsyeja pse të rinjtë tonë shkojnë në këto universitete, statistikat tregojnë se 70% të të rinjve që kanë diplomë universiteti kanë mundësi të punësohen në sektorin publik. Këto trendë duhet të ndryshojnë, por këto nuk mund të ndryshojnë pa ndrysho diçka në politikbërjen se si ne i qasemi. Projekti të cilën e menaxhojmë ne, ndahet në tri sfera, atë të përmirësimit të cilësive që i epen të rinjve, atë të intervenimit që bëhen në sektorin privat dhe në përmirësimin e shërbimeve në ndërmjetësimin në punësim”, tha ajo.

Vendin e parë e fitoj GlobSnow dega në Kosovë, çmimin dytë e morri "FLUIDI" SH.P.K, kurse, ai i tretë i takoj kompanisë "ELI - AB" SH.P.K.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat