Shtyhet afati për Kosovën e Re

Ekonomi

Shtyhet afati për Kosovën e Re

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 15:55

Qeveria e Kosovës ka shtyrë afatin e pritjes së ofertave nga investitorët e mundshme në projektin e por ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”. Projekt ky i cili ka pësuar shumë ndryshime që nga fillimi i tij
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka bërë të ditur se deri më 19 dhjetor pritet ofertë për Termocentralin “Kosova e Re”.
Po ashtu kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për shpërndarjen e kontigjencës për paga në organizatat buxhetore, në pajtim me Ligjin për buxhet për vitin 2014.
E, ministri i Financave Besim Beqaj ka bërë të ditur se deri më tani rritja e pagave prej 25 për qind, është mbuluar nga ndarjet e rregullta buxhetore, por nga muaji tetor është paraqitur nevoja e ndarjes së kësaj kontingjente.
Po ashtu, është aprovuar kërkesa e Presidencës për ndarjen e mjeteve financiare në vlerën prej 100 mijë euro për financimin e nevojave të Presidencës, në nënkategorinë mallra dhe shërbime; si dhe kërkesa e Ministrisë së Arsimit, për ndarjen e mjeteve financiare prej 1 milionë euro për kategorinë kapitale: Libra.
Në këtë mbledhje, është marrë vendimi për shpronësimet për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve, të cilat preken nga ndërtimi i Linjës 110 kilovoltëshe në komunën e Gjakovës, si dhe vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësimet për interes publik, të pronarëve të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga ndërtimi i Objektit të Pikë-kalimit kufitar të përbashkët mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë, Zona Kadastrale Stançiq, Komuna e Gjilanit.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ka njoftuar kabinetin qeveritar lidhur me pjesëmarrjen e saj në mbledhjen e asamblesë së Byrove dhe Kompanive të Sigurimeve, ku është miratuar unanimisht Draft-Marrëveshja mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të Brukselit për çështjet e sigurimit të automjeteve, e cila marrëveshja në momentin e nënshkrimit, do të mundësojë uljen e tarifave për sigurimin e automjeteve dhe do të bëjë më tej lehtësimin e lëvizjes së lirë.
“Kjo marrëveshje, e cila pritet të nënshkruhet në Bruksel nga të tria palët, përfshirë edhe Këshillin e Byrove Evropiane, është në frymën e programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shërbime sa më të mira dhe jetë më të mirë për qytetarët, dhe në këtë kuadër edhe për lëvizjen e lirë, sepse ne edhe deri tash kemi dëshmuar se për ne si Qeveri e Republikës së Kosovës qytetari është i pari”, ka theksuar zëvendëskryeministrja Tahiri.
Nga ana tjetër, Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota para kabinetit qeveritar ka bërë të ditur se punimet në autostradën Prishtinë-Han i Elezit kanë hyrë në fazën dinamike, dhe deri më tani është arritur përmbyllja e çështjes së shpronësimit në dhjetë kilometërshin e parë.
Duke kërkuar nga Ministria e Financave dhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor që të përcjellin aktivisht me vendime për shpronësime, ministri Mujota ka bërë të ditur se në vitin 2015 synohet të punohet në 22 kilometra të reja të rrugës deri në Ferizaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat