1 miliard euro, para të qytetarëve të Kosovës në ish Bankën e Lubjanës

Ekonomi

1 miliard euro, para të qytetarëve të Kosovës në ish Bankën e Lubjanës

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 20:17

Rreth 1 miliard euro llogaritet të jenë kursimet e qytetarëve nga Kosova të cilat me shpërbërjen e Jugosllavisë, humbën në ish- ­Bankën e Lubjanës.

Por një vendim i Gjykatës së Strasburgut, ka mundësi që ta shtyejë Qeverinë sllovene t'ua kthejë paratë kursimtarëve nga Kosova. Kjo është paralajmëruar edhe nga qeveria e këtij shteti.

Vitin e ardhshëm qeveria e Sllovenisë pritet t'i miratojë ligjet e nevojshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut.

Njohësi i fushës së financave publike, Profesor Dr. Sabri Kadriu, vlerëson se një hap i tillë i

Sllovenisë duhet të pasohet edhe nga republikat tjera të ish­-Jugosllavisë. Ai pretendon se paratë duhet të kthehen së bashku me kamatën dhe fitimin e humbur në bazë të kritereve ekonomike. Kadriu thotë se vlera e parave llogaritet rreth një miliard euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat