ProCredit Bank me koncept inovativ të bankimit “Zona Bankimi 24/7” për Biznese

Ekonomi

ProCredit Bank me koncept inovativ të bankimit “Zona Bankimi 24/7” për Biznese

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 12:56

ProCredit Bank edhe zyrtarisht ka inauguruar qendrat e reja të shërbimit bankar “Zona Bankimit 24/7” për biznese, një koncept krejtësisht inovativ i bankimit për tregun financiar në Kosovë, ku klientëve të biznesit iu mundësohet qasje në shërbimet bankare 24 orë gjatë shtatë ditëve të javës.
“Zona Bankimi 24/7”, iu mundëson klientëve të biznesit qasje në shërbimet bankare 24 orë në ditë gjatë 7 ditëve të javës. Këto zona janë të pajisura me bankomat ku shërbimi i depozitimit të keshit përmes bankomatëve për klientët e biznesit është një ndër funksionet më të spikatura e instaluar së voni, përveç kësaj klientët mund të kryejnë edhe një serë pagesash të faturave mujore, telefon ku në çdo kohë mund të telefonojnë bankën nëse hasin në ndonjë pyetje gjatë kryerjes së shërbimit e shumë shërbime tjera elektronike.

Aktualisht ProCredit Bank numëron mbi 12 kënde të tilla të shërbimit bankar dhe që të gjitha janë të integruara brenda degëve aktuale me qëllim që klientëve të ju mundësohet informim edhe më i plotë i funksionimit të këtyre shërbimeve si dhe një qasje më të madhe ndaj këshillave të mira dhe cilësore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat