Komisioni i Ekonomisë lë në fuqi akcizën për pijet

Ekonomi

Komisioni i Ekonomisë lë në fuqi akcizën për pijet

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 19:22

Komisioni i Ekonomisë rrëzoi qeverinë për akcizën e pijeve energjike, duke e ulur atë nga 50 në 30 lekë për litër.

Gjatë diskutimit të buxhetit të vitit 2015, deputetët e mazhorancës në Komision vendosën lënien në fuqi të taksës për pijet energjike, ndërsa qeveria parashikonte në draft heqjen e akcizës për këto pije.

“Vende te ndryshme kanë taksa të ndryshme, mes tyre dhe akcizë. Pijet energjike do të vijojnë të taksohen me akcizë, duke e ridimensionuar sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Akciza për pijet energjike do të jetë 30 lekë për litër”, tha kreu i Komisionit, Erion Braçe.

Ndërkaq relatori buxhetit 2015, Anastas Angjeli, gjatë diskutimeve vuri në dukje shtesat në fonde për disa institucione, pas kërkesave të këtyre të fundit.

“Ministrisë së Bujqësisë 70 milionë lekë shtesë. Një fond shtesë prej 10 milionë lekësh për institucionin e Presidencës. Një fond shtesë prej 5 milionësh për Akademinë e Shkencave. Një fond shtesë prej 3 milionë lekësh akordohet për ILDKP. Ministrisë së Shëndetësisë i ofrohet një fond prej 162 milionë lekësh”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat