Regjistrimi i bujqësisë, defekte të vogla të një procesi të madh

Ekonomi

Regjistrimi i bujqësisë, defekte të vogla të një procesi të madh

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 11:26

Bujqësia kosovare pritet të fitojë shumë nga procesi i regjistrimit të saj, që përfundoi më 20 nëntor, me gjithë që mënyra si u realizua ky projekt, mori edhe kritika jo të mira. Kësi përfundimi u nxor në një debat që iu kushtua këtij procesi, në emisionin "Ekonomia me Erëzën", që u transmetua në hënën në 21 e 30, në Klan Kosova. Shefi i divizionit për statistika të Bujqësisë dhe Mjedisit në Agjencinë e Statistikave, HakiKurti tha se procesi ka pasur disa telashe në ditët e para, por në përgjithësi u bë në harmoni me praktikat më të mira të regjistrimit. Ai tha se rezultatet preliminare, që do të dalin në shkurt të vitit ardhshëm, do të jenë pasqyrë e punës që është bërë.Profesori i bujqësisë, ImerRusinovci, qënjëheritështë edhe udhëheqës i divizionit për Bujqësi në AAK, kritikoi mos përfshirjennë regjistrim tëkatër komunave me shumicë serbe të veriut të Kosovës por edhe mungesën e fushatave që do tëvetëdijesonin qytetarët. Këto, sipas tij, rrezikojnë tësjellin rezultatetë kontestuara në sektorin e bujqësisë. Sidoqoftë, Rusinovci shtoi se ky regjistrim është shumë i nevojshëm, sidomos kur dihet se një i tillë nuk është bërë që nga viti 1960.Edhe kryetari i Shoqatës Sindikale të Bujqve, TahirTahiri kontestoi rezultatet që mund të dalin nga ky regjistrim, duke pretenduar se qytetarët kanë hezituar t’i japin të dhënat e sakta, pasi organizatorët e këtij projekti nuk i kanë informuar ata për qëllimin e regjistrimit. Ai tha se jo pak njerëz kanë hezituar të japin të dhëna të sakta pë r pronat e tyre ngase janë frikësuar për shtim tëtatimeve. HilmiGjergjizi, njohës i fushës së agrobiznesit tha se regjistrimi që zgjati nga 1 deri më 20 nëntor, ka rëndësi strategjike për të ardhmen e sektorit të bujqësisë. Të dhënat që do të dalin, sipas tij, përveç që do të ndihmojnë në ndarjen e subvencioneve, do të shfrytëzohen edhe për hartimin e politikave bujqësore. Ky regjistrimështë i pari që bëhet në vend, paslufte, dhe i dyti nga viti i largët 1960. Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen në shtator 2015. Regjistrimi i ardhshëm i bujqësisë do të bëhet në vitin 2024.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat