Prej janarit të këtij viti çmimi i naftës në bote ka rënë 30 %

Ekonomi

Prej janarit të këtij viti çmimi i naftës në bote ka rënë 30 %

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 16:45

Shqiptarët vazhdojnë ta paguajnë shtrenjte karburantin, pavarësisht rënies drastike të cmimit të tregjet nderkombëtare. Ulja me 30 % në botë pothuajse nuk është reflektuar aspak, ndërsa qeveria prentendon që edhe shtimi i taksës së qarkullimit me 10 lekë, nuk do të ndikojë në cmim.

Prej janarit, cmimi i naftës ka rënë thuajse 30 % në tregun botëror, ndersa per shqiptarët vetem 3 %. Këtë fundjave, ne pjesen më te madhe te pikave të karburantit në Tirane, nafta tregtohej 179 lekë për litër. Në muajin janar ajo ishte 183 lekë për litër. Duke krahesuar te dy cmimet, ulja eshte e paperfillshme, thuajse dhjetë herë më pak se në tregjet ndërkombëtare.

Mosreflektimi i ndryshimeve ne cmime, sa herë ulet në tregun nderkombëtar njihet tashmë zyrtarisht edhe nga Ministria e Financave. Ekzistenca e monopolit te karburanteve ne treg është pranuar edhe gjate diskutimeve ne komisionin e ekonomisë. Ministri i Financave arsyeton se rritja e taksës së qarkullimit me 12 lekë të tjera në janar, nuk do të rrisë cmimin, perderisa ulja e ccmimit nuk reflektohet.

Por, këtë argument e kundërshtojnë tregtarët, të cilët theksojnë se cdo taksë e rritur do të reflektohet në ccmim. Madje taksat janë një ombrellë e mirë për ta, për t’u mbrojtur nga kritikat se pse nuk ulin cmimin kur kjo ndodh në tregjet ndërkombëtare.

Shoqata e hidrokarbureve është ankuar shpesh për barrën e lartë fiskale, ku gati gjysma e ccmimit të karburantit shkon në arkën e shtetit. E në kushtet kur cdo rritje cmimi, i vlen si importuesve të karburantit edhe shtetit, ai që do të paguajë gjithmonë një ccmim të kripur është konsumatori.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat