PD diskuton buxhetin e Bujqësisë

Ekonomi

PD diskuton buxhetin e Bujqësisë

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 17:42

Sipas Partisë Demokratike rritja e çmimit të karburantit dhe të energjisë elektrike do të rrenojnë fermerët. Deputetët opozitarë të komisioneve parlamentare janë shpërndarë dhe në rrethe në bashkëbisedime me qytetarët për paketën fiskale dhe projekt-buxhetin e vitit që vjen

Të enjten demokratët trajtuan buxhetin e bujqësisë. Me rritjen e çmimit të karburantit dhe të energjisë, dhe me uljen drrastike të subvencioneve fermerët sipas opozitës do ta kenë të vështirë të nxjerrin fitime nga toka e tyre
Qeveria e kryeministrit Rama i akuzon demokratët se kur ishin në pushtet ndoqën politika klientelliste. Demokratët u kundërpërgjigjen duke u thënë se në listën e fermerëve përfitues, i bie që klientë të qeverisë Berisha të kenë qenë dhe deputetët socialistë
Përveç kryetarit demokrat në rrethe kanë zbritur edhe deputetët. Anëtarët e Komisionit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale thanë në cërrik se kjo është e vetmja qeveri në historinë e demokracisë që ka humbur moralin që në ditët e para të qeverisjes.
Pas dëgjuan shqetësimet e banorëve të zonës, deputetët demokratë i ftuan pjesëmarrësit t’u bashkohen në protestën e 22 nëntorit

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat