Beqaj ka pritur Todd Christiansen

Ekonomi

Beqaj ka pritur Todd Christiansen

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 20:01

Ministri në largim i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka pritur sot në takim, një ekip të Ambasadës se Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përgjegjës për çështjet ekonomike të udhëhequr nga Todd Christiansen.

Gjatë takimit, Beqaj ka informuar përfaqësuesit e Ambasadës dhe zyrtarët Amerikan mbi ecurinë e aprovimit të Buxhetit për vitin 2015, dhe prioritetet e parapara në te.

Po ashtu i ka informuar edhe mbi hapat respektivisht procesin që duhet të kaloj ky Buxhet deri në aprovimin përfundimtar.

Ndërsa, Christiansen, e ka falënderuar Beqen dhe ekipin e tij për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe për aprovimin në kohë te Buxhetit për vitin 2015 nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Po ashtu, ai është interesuar për konsekuencat e mundshme buxhetore, në rast të mos krijimit të institucioneve në kohë, dhe rrjedhimisht, në rast se Buxheti i vitit 2015 nuk aprovohet nga Kuvendi para përfundimit të vitit.

Më ketë rast, Beqaj e ka informuar Christiansen për procedurat ligjore në rastet e tilla.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat