Një lajm i keq për punëtorët në sektorin publik. Gjasat janë të mëdha që shumë prej tyre mos t’i marrin pagat as gjatë javës së ardhshme.
Sipas mediave në vend në disa agjenci (fjala vjen në AKP) punëtorët janë njoftuar se paga e tetorit do të vonohet për një javë.
Ende nuk dihet numri i saktë i punëtorëve të cilëve do t’iu vonohen pagat, por një gjë është më se e sigurt; gjithë këto probleme financiare lidhen po ndodhin për shkak të ngërçit politik.