Fushata pa efekt

Ekonomi

Fushata pa efekt

Më: 26 tetor 2014 Në ora: 09:32

Fushatat e asociacioneve të biznesit dhe organizatave jo qeveritare për të konsumuar produktet vendore nuk po arrijnë t’i bindin qytetarët që produktet e importit t’i largojnë nga shporta e konsumit. Aleanca Kosovare e Bizneseve nga gjysma e këtij muaji ka filluar fushatën “Javët e Biznesit Kosovar 2014” me sloganin “Unë konsumoj prodhime vendore po Ju?”.
Por efektet e saj duken të jenë minimale, pasi që gjatë kësaj periudhe importi i produkteve ushqimore nuk ka rënë. Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, për vetëm gjashtë ditët e para të fillimit të kësaj fushate, importi i produkteve ushqimore ka qenë afër 15 milionë euro. “Vetëm për gjashtë ditë, nga data 15 deri më 21 të këtij muaji nëpër Dogana të Kosovës kanë kaluar produkte ushqimore të importuara në hiq më pak se 14,819,624.88 euro.

Përgatitjet prej drithërave, miellit, nishestesë apo qumështit janë importuar 1 milion e 859 mijë euro vlerë për këto gjashtë ditë”, ka thënë zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci. Ndryshe fushata të tilla, AKB ka bërë edhe gjatë viteve të kaluara, mirëpo këto fushata nuk kanë ndikuar aspak në uljen e deficidit tregtar i cili ka shënuar madje rritje nga viti në vit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat