16 milionë euro për eliminimin e ujërave të zeza në Gjakovë‏

Ekonomi

16 milionë euro për eliminimin e ujërave të zeza në Gjakovë‏

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 12:08

Është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e fabrikës për trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Gjakovës.
Një projekt prej 16 milion eurosh nga të cilat 13.6 milion do të financohen nga Qeveria Gjermane dhe Zvicerane, është nënshkruar sot ndërmjet ministrit të Financave Besim beqar, drejtoreshës së Bankës Gjermane KFW për Kosovë Esther Gravenkotter dhe drejtorit të Ujësjellësit Rajonal ‘Radoniqi’ Ismet Ahmeti.

Në njoftimin e Ministrisë së Financave, thuhet se Ministri Beqaj, ka falënderuar Qeverinë Gjermane për mbështetjen e vazhdueshme në sektorë të ndryshëm, posaçërisht për sektorin e ujërave dhe sipas njoftimit, Beqaj ka shprehur interesimin e Qeverisë së Kosovës për të investuar në trajtimin e ujërave të zeza në Pejë.

“Në qershor të këtij viti Ministri Beqaj ka nënshkruar marrëveshjen me Qeverinë Zvicerane në vlerë prej 8 milionë Euro. Me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme janë siguruar 5.6 milionë nga Qeveria Gjermane. Mjetet tjera të cilat nevojiten për shpronësim do të sigurohen nga Komuna e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Investimi përfshinë ndërtimin e fabrikës së ujërave të zeza, ndërtimin e kolektorit të ri, rehabilitimin e kolektorit të vjetër, rehabilitimin e disa pikave kritike në qytet si dhe masa e nevojshme për operim të fabrikës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat