Kelmendi e Kadriu, në garë për Terminale

Ekonomi

Kelmendi e Kadriu, në garë për Terminale

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 10:52

Dy deputetët e ri të PDK-së, që dolën nga zgjedhjet e fundit parlamentare, Ramiz Kelmendi dhe Margarita Kadriu, kanë filluar t’i shfrytëzojnë postet politike të tyre për bizneset individuale.

Ramiz Kelmendi, i cili është pronar i rrjetit të supermarketeve “Elkos” dhe Margarita Kadriu, e cila është e bija e pronarit të “City Park”-ut, kanë aplikuar për t’u pajisur me licencë për Terminale Doganore.

Kelmendi dhe Kadriu, e cila është edhe nënkryetare e PDK-së, që të dy janë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e këtij subjekti, në të cilin janë inkuadruar këtë verë, janë në biznes që nga paslufta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat