FSK-ja ndërtoi rrugën në fshatin Vërbovc të Drenasit

Ekonomi

FSK-ja ndërtoi rrugën në fshatin Vërbovc të Drenasit

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 17:29

Sot, në fshatin Verbovc të Drenasit u organizua një ceremoni me rastin e përurimit të rrugës së këtij fshati, ndërtuar nga Batalioni i Xhenios së FSK-së, e cila rrugë lidh fshatin dhe Lapidarin e Komandantit të Lavdishëm të UÇK-së, Ilaz Kodra.

Në ceremoni morën pjesë:Komandanti i Brigadës për Mbështetje Operacionale (BMO), gjeneralbrigadeIlazDërguti, shefi i shtabit të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), kolonel NaimHaziri, kryetari i komunës së Drenasit Nexhat Demaku, përfaqësues të Batalionit të xhenios të FSK-sëdhe shumë qytetarë të fshatit. Simbolikisht prerjen e shiritit e bënë:

Gjeneral brigade Ilaz Dërguti, konel Naim Haziri, kryetari i Drenasit, Demaku dhe përfaqësuesi i fshatit Vërboc.
“FSK-ja në kuadër të misionit të veçanta që ka, rëndësi të posaçme po u kushton realizimit të projekteve të ndryshme, e që janë në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore, kolonel Naim Haziri.

Kryetari i komunës së Drenasit,Nexhat Demaku me këtë rast, falënderoi FSK-së, për angazhimin dhe realizimin e këtij projekti me shumë rëndësi për banorët e këtij fshati. “Ky projekt ishte më se i nevojshëm për banorët e fshatit Verbovc. FSK-ja po dëshmon se është në shërbim të qytetarëve të Kosovës, për çka unë në emër të komunës i falënderoi shumë.”

Shefi i Shtabit të Batalionit të Xhenios, major Ilmi Ramushollii informoi të pranishmit për punën e pjesëtarëve të Batalionit të Xhenios, në rregullimin e rrugës së fshatit Verbovc. “Qëllimi i realizimit të këtij projekti ka qenë lehtësimi dhe qarkullimi i lirë i banorëve të këtij fshati. Rruga është e gjatë mbi 3 km e gjerë 5 metra, ku janë shtruar mbi 4160 metra kub zhavorr si dhe është bërë hapja e kanaleve anësore. Kjo rrugë ka rëndësi të veçantë sepse jo vetëm që lidh fshatin, poredhe Lapidarin eKomandantit të Lavdishëm të UÇK-së, Ilaz Kodra. Në këtë projekt kanë punuar 8 pjesëtarë të Xhenios me 10 automjete të rënda”.

Ndërsa, në emër të fshatit ka falënderuar FSK-së, Ilmi Zogu në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për banorët e fshatit të tij.

Në fund, të gjithë pjesëmarrësit e kësaj ceremoni bënë homazhe dhe vendosen lule të freskëtanë Lapidarin e Ilaz Kodrës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat