Bechel: Ne kemi filluar autostradën

Ekonomi

Bechel: Ne kemi filluar autostradën

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 14:13

Zëdhënësja e Kompanisë “Bechtel Enka”,Ela Ruci, në një prononcim për transmetuesin publik ,tha se këto informata nuk janë të vërteta .Sipas saj që nga data 1 korrik kur është nënshkruar kontrata, nisi puna menjhere. Në këto momente, ajo tha se jemi duke bërë mobilizime dhe matje pasi është një projekt i standardeve ndërkombëtare dhe se puna ka nisur.

Informata në disa media se Kompania e njohur turko-amerikane “Bechtel Enka”, e cila ka bërë nënshkrimin e Kontratës 600 milionëshe për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, nuk i ka filluar ende punimet për shkak të frikes së koncernit se nëse dhe sa është valide kontrata me Qeverinë në detyrë,

Zëdhënësja e Kompanisë“Bechtel Enka”,Ela Ruci, tha se këto informata nuk janë të vërteta .Sipas saj që nga data 1 korrik kur është nënshkruar kontrata, nisi puna menjhere edhe për përgatitjen e ceremonisë zyrtare.Në këto momente jemi duke bërë mobilizime dhe matje pasi është një projekt i standardeve ndërkombëtare dhe se puna ka nisur.

Ekspertet e huaj dhe shqiptarë si dhe mjetet janë duke u mobilizuar, matjet gjeologjike janë duke u bërë, është kjo një punë e tërë edhe këto shkrime janë një keqkuptim me mirëdashje.Unë nuk do të merrem me asgjë që thuhet .Unë jam në punë siç janë dhe shumë veta të tjerë, puna ka filluar dhe asnjë nga thashethemet që qarkullojnë ne media nuk janë të vërteta dhe për ne janë të papranueshme tha zëdhënësja e Kompanisë“Bechtel Enka”,Ela Ruci.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat