​800 mijë euro dëme bujqësore nga breshëri në Has të Gjakovës

Ekonomi

​800 mijë euro dëme bujqësore nga breshëri në Has të Gjakovës

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 13:41

800 mijë euro është vlera e dëmeve në sipërfaqet bujqësore që ka shkaktuar breshëri në rajonin e Hasit të Gjakovës.
Dëme janë shkaktuar në 250 hektarë dhe janë shkatërruar kultura të ndryshme bujqësore.
Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në komunën e Gjakovës, Bekim Ermeni ka bërë të ditur këto shifra dhe ka dhënë edhe njoftimin mbi projektin e bletarisë në vlerë prej 8.540 euro të Komunës me bashkëpjesëmarrje të ambasadës gjermane, e cila ambasadë do të ndajë mjete në shumë prej rreth 7.700 euro.
Ermeni ka bërë kërkesa mbi ndërtimin e kanaleve të ujitjes në Ponoshec, Jahoc, Nivokaz dhe Zhdrellë, e cila do të arrijë në vlerë prej 2.560 euro.
Këto janë bërë të ditur në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të kësaj Komune.
Në këtë mbledhje është thënë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti të hyrat vetanake kanë qenë në vlerë prej 1,225,965 euro, apo krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, ka qenë rreth 12 përqind shumë më e lartë e inkasuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat