KEK qet në ankand publik qymyrin

Ekonomi

KEK qet në ankand publik qymyrin

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 08:29

​Korporata Energjetike e Kosovës nuk po mund ta nxjerrë qymyrin në zonën jugore të Mirashit për shkak të konfiguracionit të kësaj hapësire. Ekskavatorët e mëdhenj që përdorë KEK-u janë të papërshtatshëm të depërtojnë në këtë mihje.

Për këtë arsye menaxhmennti i KEK-ut, është dorëzuar që mos ta nxjerr qymyrin në atë hapësirë, por të njëjtin ta shesë përmes ankandit publik. Procedurat për shitjen e qymyrit tashmë kanë filluar dhe ankandi publik do të jetë i hapur deri më 6 gusht të këtij viti.

Drejtori i Shërbimeve në KEK, Edmond Nulleshi, ka njoftuar për Tribuna se shitja e qymyrit do të bëhet përmes vënies në dispozicion ofertuesve të kualifikuar për hapësirën e kufizuar brenda zonës së pronësisë dhe licencës së KEK-ut për ekskavimin e qymyrit me pajisjet e blerësit

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat