Prodhuesit dhe bujqit kosovar rrezikojnë falimentimin

Ekonomi

Prodhuesit dhe bujqit kosovar rrezikojnë falimentimin

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 12:12

Nga Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane(OBRIE) thotë për IBNA se, shumë shpejtë, kompanitë kosovare do të përballen me një konkurrencë ‘vdekjeprurëse’ me miliona produktet evropiane , të cilat zbatojnë standardet evropiane dhe ndërkombëtare për cilësi dhe kualitet.
Kosova mund të nënshkruaj brenda këtij viti Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian. Ndërsa njëra nga temat sensitive që lidhet me këtë marrëveshje kontraktuale është liberalizimin i plotë i tregtisë mes vendeve anëtare të Unionit dhe Kosovës.

Përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit mes BE dhe Kosovës gradualisht do të krijohet një zonë e tregtisë së lirë, ku lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve dhe kapitalit janë të garantuara reciprokisht.

Përderisa përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës thonë se me këtë marrëveshje, Kosova përfiton më së shumti në aspektin tregtar, që do të thotë hiqen barrierat doganore ndërmjet Kosovës dhe BE-së, bujqit kosovar dhe prodhuesit në përgjithësi i frikësohen konkurrencës evropiane.

Kultivuesi i domateve, H. Mehmeti thotë për INA se, se liberalizimi i plotë i tregtisë me BE-në do ti falimentoj bujqit kosovar.

“Shteti jonë shumë pak subvencionon produktet bujqësore. Shpeshherë na vinë produkte më shumë më të lira nga vendet e rajonit të cilat për ti konkurruar ne duhet të punojmë me humbje. Ndërsa shumë shpejtë bujqit kosovarë do të duhet të garojnë me prodhime të lira, çmimet e të cilave në vendet e BE-së janë të subvencionuara me mbi 70 për qind. Tregu kosovar do të vërshohet nga mallrat evropiane, ndërsa kompanive kosovare s’iu mbetet tjetër pos falimentimit”, thotë ai .

Ndërkaq, kohë më parë, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë i qeverisë në largim, Bernard Nikaj pati deklaruar se, gjatë negociatave pala kosovare ka kërkuar një periudhë transitore prej 10 vjetësh, deri në liberalizimin e plotë të tregut, por se Komisioni Evropian e ka miratuar periudhën prej 5 vjetësh.

“Ne kemi kërkuar përveç 10 vjetëve, një kategori e veçantë të produkteve të cilat përjashtohen plotësisht prej liberalizimit deri në fund të vitit të 10, e që ka pasur të bëjë me rreth 200 produkte që janë me përparësi konkurruese në sektorin e bujqësisë”, ka theksuar Nikaj.

Nga Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane(OBRIE) thotë për IBNA se, shumë shpejtë, kompanitë kosovare do të përballen me një konkurrencë ‘vdekjeprurëse’ me miliona produktet evropiane , të cilat zbatojnë standardet evropiane dhe ndërkombëtare për cilësi dhe kualitet.

Sipas OBRIE, do të vijë koha kur kosovarët do të hanë domate franceze, karota gjermane dhe tranguj suedezë, me çmime shumë të volitshme, ndërsa prodhimet bujqësore kosovare do të kalben, do të qelben, ashtu siç ndodhi kohë më parë me rrushin e Rahovecit apo me patatet e Vushtrrisë.

“Ata që e njohin mirë tregun e brendshëm të BE-së e dinë mirë se çfarë do të thotë konkurrenca evropiane, dhe sa telashe do t’iu sjellë ajo produkteve kosovare, sidomos atyre bujqësore, të cilat shumë pak subvencionohen nga Qeveria e Kosovës. Një numër i madh i kompanive të BE-së qysh tani plasojnë mallrat në tregun e Kosovës, ndërsa ky numër do të rritet pas heqjes së doganave për importimin e prodhimeve industriale dhe një pjesë të atyre bujqësore, siç ishte rasti me Maqedoninë, pas 1 janarit të vitit 2011, ku njëjtë prodhuesit vendorë ndjeheshin të rrezikuar dhe shastisur nga importet e kompanive evropiane”, vlerëson OBRIE.

Ndryshe, negociatat me Komisionin Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit kanë filluar në tetor të vitit të kaluar. Ndërkohë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbështetur Planin e veprimit për negocimin e kësaj marrëveshjeje.


Data: 22 Korrik 2014 11:44

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat