Koshere për bletë për 77 fermerë

Ekonomi

Koshere për bletë për 77 fermerë

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 18:28

Drejtoria e Bujqësisë dheZhvillimit Rural në Mitrovicë, ka bërë të enjten ndarjen e koshereve të bletës për 77fermerëngakjo komunë.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, AgimBahtiri, tha seështë e rëndësishmeqë sa më shumë fermerë të merren me prodhimin e mjaltës. Sipas tij, Komuna e Mitrovicës është duke bërë gjithçka që fermerëve në Mitrovicë, në forma të ndryshme, t’jundihmohet.

“Ne jemi të përkushtuar që t’ju dalim në ndihmë. Zhvillmi i Bujqësisë ështënjë ndër prioritetet kryesore të qeverisjes time, andaj ne edhe në të ardhmen do t’ju ndihmojmë”, ka thënë Bahtiri.

Ndërkaq, drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Veton Rexha, tha se janë ndarë nga tre kosherepër bletë, për 77 fermerë. Sipas tij, kjo do të jetë një ndihmesë për bletarët nga komuna e Mitrovicës.

“Duke u bazuar në faktin se Mitrovica ka një numër të konsiderueshëm të fermerëve që merren me bletari, ne kemi vendos që mekoshere për bletë të përkrahim bletarët. Besoj se kjo do të shërbej që fermerët t`i rrisin kapacitet e tyre prodhuese për mjaltë”, tha drejtori Rexha.

Në anën tjetër, fermerët janë shprehur shumë të kënaqur me përfitimine koshereve të bletëve.

Fazli Ibishi, bletar, tha se kjo është një ndihmesë e madhe për të. “Me këtë do të mund të rris numrin e bletëve dhe prodhimtarinë e mjaltës”, tha ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat