Shumë biznese janë hapur në Kosovë, e shumë të tilla po mbyllen

Ekonomi

Shumë biznese janë hapur në Kosovë, e shumë të tilla po mbyllen

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 00:55

Shumë biznese janë hapur në Kosovë, e shumë të tjera janë mbyllur. Trendi i shuarjes së tyre ka shqetësuar AKB-në. Por në Ministrinë e Tregtisë e shohin ndryshe këtë proces.

Lulzim Kryeziu nga Sopia e Suharekës ka filluar këtë vit me një biznes që thotë se është i pari në Kosovë.
Ai në një sipërfaqe prej 7 mijë metra katror është duke prodhuar bari natyral të cilin po e shet si të gatshëm që i njeti të përdoret për stadiume të futbollit, oborre e sipërfaqe tjera.
"Ky është bari natyral, normal rritet, kositet, është më i lehtë, më i mirë për fusha sportive, më së shumti ky përdoret për oborre, po përdoret edhe për stadiume, për vendet ku vishet bari para portës .."
Ndonëse nuk ka kërkuar përkrahje nga institucionet, ai thotë se do ta bëjë një gjë të tillë për të zgjeruar këtë biznes.

Por ndryshe nga biznesi i Lulzimit që është hapur, qindra të tjera janë mbyllur këtë vit.
Sipas të dhënave zyrtare nga Minsitria e Tregtisë, në 6 mujorin e parë të 2014-tës janë shuar 881 biznese, ndërsa janë hapur 6 333 sosh.
Por përfaqësues që mbrojnë interesat e këtij sektori thanë se trendi i mbylljes së bizneseve është mjaft shqetësues.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së deklaron se shifrat e MTI -së janë të sakta, ato janë zyrtare, por shifrat që posedon aleanca janë edhe më të sakta, për arsye se i marrin nga tereni. "Ne themi se janë mbyllur më shumë se 3500 biznese, dhe për neve janë ato biznese të cilat brenda 6 muaje nuk krijojnë të hyra për veti dhe për shtetin, i quajmë biznese të shuara dhe kjo është një shqetësim i madh dhe arsyet pse ndodh kjo është se politikat tregtare dhe fiskale në Kosovë janë diskriminuese karshi importit dhe kompanive që kanë treg në Kosovë".

Por nëpërmjet postës elektronike, Lulëzim Demolli nga Ministria e Tregtisë thotë se në tri vitet e fundit në Kosovë është përmirësuar dukshëm klima e të bërit biznes. Kjo falë ofrimit të granteve nga qeveria dhe BE-ja për bizneset dhe reformave që janë ndërmarrë në eleminimin e barrierave në të bërit biznes. Keto reforma, siç tha ai, janë vlerësuar edhe nga Banka Botërore qe ka ranguar Kosoven në top 10 vendet me reformatore nga 189 shtete të botës.
E kryetari i AKB-së thotë se përkundër kësaj, për dallim nga regjistrimi i një biznesi, mbyllja është procedurë tejet e ngarkuar, dhe kjo siç tha ai është faktike pasi ato shuajnë aktivitetin, ndonëse jo me letra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat