Rritje e vazhdueshme e deficitit tregtar

Ekonomi

Rritje e vazhdueshme e deficitit tregtar

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 11:45

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për rritje të vazhdueshme të deficitit tregtar. Në pesë muajt e parë të këtij viti, deficiti është ulur vetëm në muajin janar, kurse më pas është rritur vazhdimisht. Ekspertë të ekonomisë kërkojnë masa urgjente nga institucionet relevante.
Fillimi I këtij viti ishte shpresëdhënës, pasi që muaji janar ishte përmbyllur me ulje të deficitit tregtar për afro 9 milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Mirëpo në muajt pasues, deficiti shënoi rritje të vazhdueshme, për të arritur rekord në muajin Maj, me një rritje prej rreth 19 milionë eurosh në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Deficiti në muajin Maj të këtij viti ka arritur vlerën prej afro 205 milionë eurosh, në krahasim me një vit më herët kur ishte në shumën prej mbi 186 milion euro.

Rritjen e deficitit, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, e ndërlidhë edhe me problemet e mëdha me të cilat po ballafaqohen prodhuesit vendorë.

“Nga raportet e fundit të bëra nga institicionet e ndryshme, shihet se qasja në financa është një ndër problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet biznesi i Kosovës, e dyta janë borxhet e brendshme të cilat janë në rritje dhe mund të eskalojnë.”

Borxhet ndërmjet bizneseve dhe mungesa e parasë së gatshme, mund të eskalojë edhe më tepër situatën, vlerëson Gërxhaliu. Për të ndaluar këtë ecuri negative, kreu i Odës kërkon masa urgjente nga institucionet relevante:

“Në aspektin institicional është e vërtetë se Kosova nuk ka borxhe të mëdhaja, mirëpo biznesi mes biznesit vërtetë ka probleme shumë të mëdha se Kesh-I është duke u eksportiar dhe vërtetë duhet urgjent të gjendet një infusion financiar që të mbështetet sektori privat.”

Nëse nuk do të bëhet një hap urgjent, ose një infusion urgjent sic thotë Gërxhaliu, atëherë do të ketë efekte negative të cilat në rend të parë do të reflektohen në uljen e investimeve, pastaj në kërkimin e alternativave joligjore nga afaristët, që mund të jenë kriminaliteti, korrupsioni etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat