Insitucioni Avokati i Popullit, shpenzon 1750 euro për telefon në muaj!

Ekonomi

Insitucioni Avokati i Popullit, shpenzon 1750 euro për telefon në muaj!

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 21:21

Institucioni i Avokatit i Popullit, për një vjet i ka shpenzuar për mbushje të telefonisë mobile 21,140 euro. Kjo i bie që vetëm për një muaj ky institucion i ka shpenzuar 1750 euro.
Këto dhe shumë shkelje të tjera ka gjet Zyra e Auditorit të përgjithshëm, tek Institucioni i Avokatit të Popullit, gjatë auditimit për vitin 2013.

Auditori po ashtu ka vërejt se IAP nuk ka kontrolle funksionale në menaxhimin e shpenzimeve të telefonisë mobile.

Ky raport, qartëson se ky institucion shfrytëzon kartela mbushëse nga operatori i telefonisë mobile “Vala”, me të cilin madje nuk kishte as kontratë.

Deri në fund të tetorit, kartelat mbushëse janë shpërndarë bazuar në vendimin e 26 Janarit të vitit 2011, sipas të cilit të punësuarit kishin shfrytëzuar kartela mbushëse nga 15-250 euro, varësisht pozitave që kishin.

Ndërsa, më 31 tetor 2013 është nxjerrë vendim i ri për shpenzimet e telefonisë mobile, që ulte tarifën e shpenzimeve nga 10-70 euro.

Auditori i rekomandon Institucionit te Avokatit të Popullit se mënyra aktuale e furnizimit me mbushje të telefonisë mobile, rrezikon që kostoja për shërbimet e njëjta me qenë më e larta në raport me mundësitë që ofron tregu.

Buxheti final i donacioneve për IAP, për vitin 2013 ishte 24,334 euro. Ndërsa, realizimi i donacioneve ishte në shkallën 39 për qind dhe tregon që IAP nuk i ka shfrytëzuar burimet financiare në mënyrë efikase.

Shfrytëzimi i ulët i donacioneve ulë efektivitetin e veprimtarisë së IAP, si dhe mund të ketë ndikim edhe në uljen e besueshmënisë së donatorëve për vitet vijuese, thuhet në raportin e auditorit të përgjithshëm, për institucionin e Avokatit të Popullit. /Rrokum TV/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat