Kosova 2013, me 30 përqind papunësi

Ekonomi

Kosova 2013, me 30 përqind papunësi

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 19:46

Sipas rezultateve të Anketës së Fuqisë Punëtore, të dala për vitin 2013, në Kosovë kemi një përmirësim të shkallës së punësimit, ndërsa shkalla e papunësisë ka një rënie të lehtë.

Shkalla e papunësisë në vitin 2012 ishte 30.9%, ndërsa në vitin 2013 sillet në 30.0%, gjë që kemi një rënie të lehtë nga viti 2012 në vitin 2013 për 0.9%. Sa i përket shkallës së punësimit në vitin 2012, shkalla e punësimit ishte 25.6%, ndërsa në vitin 2013 shkalla e punësimit rezulton me 28.4%.

Nëse krahasohen me rezultatet e AFP-2012, në vitin 2013 kemi një rritje të shkallës së punësimit për rreth 2.8%.

Ky publikim, përmban të dhëna për vitin 2013 lidhur me indikatorët kryesorë të tregut të punës, që kanë të bëjnë me shkallën e punësimit dhe shkallën e papunësisë, sipas gjinisë, si dhe krahasueshmërinë e këtyre të dhënave me vitin 2012.

Por, thuhet se të dhënat më të detajuara lidhur me indikatorët e tregut të punës për vitin 2013 do të jenë në dispozicion në muajin shtator 2014.

Në aspektin metodologjik, anketa ka pasur shtrirje në 600 Qarqe Regjistruese, ku janë intervistuar 4 800 Ekonomi Familjare. Mostra ka pasur shtrirje në tërë territorin e vendit, duke përfshirë edhe veriun e vendit. Përzgjedhja e mostrës është bërë përmes metodës së rastit. Ekonomitë Familjare kanë pasur një anketim dhe tri rianketime.

Këto rezultate, sipas planifikimit, është dashur të publikohen para një muaj e gjysmë, por meqenëse ASK-ja ka pasur nevojë për ekspertizë ndërkombëtare për kontroll, përpunim dhe finalizim të këtyre të dhënave, ka ndodhur kjo vonesë kohore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat