Importet ​rrezikojnë hiper-prodhimin e qumështit në Kosovë

Ekonomi

Importet ​rrezikojnë hiper-prodhimin e qumështit në Kosovë

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 18:20

Hiperprodhimi i qumështit të freskët, importi i produkteve të qumështit jashtë standardeve, produktet të cilat vijnë të dampuara në Kosovë, produktet e subvencionuara nga importi dhe inkasimi i mjeteve në aspektin interno, janë problemet me të cilët po ballafaqohen përpunuesit e qumështit.

Ndërsa, ligji për masat mbrojtëse, vlerësohet si nj hendikep i madh pasi që këto ligje ende nuk janë të aplikuara në Kosovë, sa i përket sektorit të qumështit.

Sektori i qumështit, është duke u ballafaquar edhe me problematikën e krijimit të stoqeve të mëdha në fabrika përpunimi dhe si pasojë e kësaj industria përpunuese, e ka të pamundur të vazhdojë në grumbullimin e qumështit.

Dhe, në qoftë se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, nuk ndërmerr masa për këto problematika, atëherë, e vetmja alternativë për përpunuesit e qumështit është ndërprerja e grumbullimit e qumështit.

Gjitha këto probleme, u shpalosën në një konferencë për media ku u takuan Shoqata e Prodhuesve dhe Përpunuesve të Qumështit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit dhe Oda Ekonomike e Kosovës.

Ramadan Memaj, kryetar i shoqatës së përpunuesve të qumështit, tha se industria e qumështit ka arritur në një zhvillim të madh, por sipas tij, këto zhvillime nuk janë përcjell në masë të duhur nga ana e MTI-së.

Në anën tjetër, Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës tha se vet fakti që në këtë industri janë të punësuar afro 26 mijë persona dhe janë 2 mijë e 500 ferma aktive, vërteton se është një sektor shumë i rëndësishëm ne ekonominë e Kosovës.

Ai gjithashtu tha se ky sektor ka për qëllim që të përmirësojë edhe imazhin e produkteve “Made in Kosova”.

Si përfundim, këto pesë palë, mbeten për tu takuar prapë gjatë ditës së sotme, edhe nesër, dhe Shoqata e Prodhuesve dhe e Përpunuesve do të mbledhin gjitha faktet që ata kanë lidhur me këto probleme, e MTI së bashku me AVUK-un, do fillojnë të marrin masa për problemet që janë shfaqur në industrinë e qumështit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat