Termocentrali Kosova A nis prodhimin

Ekonomi

Termocentrali Kosova A nis prodhimin

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 12:40

Pas shpërthimit të madh në Termocentralin Kosova A, ku patën vdekur dy persona, sot në këtë termocentral është lëshuar në punënjësia A3, e cila pa asnjë problem është duke prodhuar me kapacitet prej 130 MË.
Sipas një njoftimi të KEK-ut, për sa i përket njësive tjera të Kosovës A, në njësinë A5 janë iniciuar procedurat për kryerjen e riparimeve të nevojshme, ndërsa në njësinë A4 procedura e remontit të rregullt të planifikuar me bilanc vjetor të aprovuar.

Në këtë vijë, brenda një muaji, pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve për sa i përket aspektit të sigurisë së stabilimenteve dhe pajisjeve, testimeve dhe përgatitjeve të ndërlidhura tekniko teknologjike Termocentrali Kosova A, fillon me punë.

“Pas tronditjes së pësuar me 6 qershorit të përcjell me humbjen e dy të punëtorëve të devotshëm të Korporatës, sot kemi arritur që të rifillojmë me prodhimin e energjisë elektrike nga njësia A3.Këtë rifillim të punës, kemi obligim të dedikojmë këtyre dy punëtorëve , si shenjë respekti ndaj punës dhe veprës së tyre, pasi ata me gjithë qenien e tyre deri në frymën e fun dit iu përkushtuan me devotshmëri prodhimit të energjisë elektrike për qytetarët e vendit. Në këtë vijë, do të bëjmë çmos që të jemi gjithmonë pranë familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre”, deklaroi Arben Gjukaj, Drejtor Menaxhues i KEK-ut.

Ai ka thënë se mbesin të përkushtuar në ngritjen e nivelit të sigurisë për të gjithë punonjësit e KEK-ut.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat