Ulet norma e interesit e Bonove të Thesarit

Ekonomi

Ulet norma e interesit e Bonove të Thesarit

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 12:58

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se deri në mars 2014, kalendari i publikuar për letra me vlerë ka pasur gjithsej 6 ankande, prej të cilave 1 me afat maturimi 91 ditë, 3 ankande për periudhë maturimi 182 ditë dhe 1 ankand për afat maturimi 364 ditë.

Gjithashtu në mars 2014, për herë të parë u emetua një fletëobligacion qeveritar dy vjeçar.

"Krahasuar me vitin paraprak, vërehet një zhvendosje e ofertimit prej akterëve primar nga letrat me vlerë afatshkurtëra në drejtim të atyre më afatgjata", thueht ne raportin e BQK-së.

Sipas BQK-së, norma së interesit në letrat me vlerë 182 ditëshe u zvogëlua 1 përqind TM1 2014, krahasuar me 1.25 përqind në vitin paraprak.

"Kjo rënie është kryesisht rezulatat i tejkalimit të vazhdueshëm të kërkesës së thesarit, në letrat me vlerë afatgjata nga oferta e akterëve primar. Përkundër ofertimi më të ulët në letrat me vlerë afatshkurtëra edhe kjo kategori u karakterizua me rënie të normës së interesit (0.5 përqind TM1 2014 krahasuar me 0.8 përqind në vitin paraprak)", thuhet ne raport.

Po ashtu bëhet e ditur se norma e interesit për letrat me vlerë me afat maturimi 364 ditë ishte 1.37 përqind, ndërsa norma e interesit për fletëobligacionin qeveritar dy vjeçar ishte 2.4 përqind.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat