Punëtoret e KEDS-it protestojnë para ndërtesës kryesore

Ekonomi

Punëtoret e KEDS-it protestojnë para ndërtesës kryesore

Më: 23 prill 2014 Në ora: 12:11

Punëtorët e Korporatës së Distribucionit dhe Furnizimit me energji elektrike po protestojnë sot para ndërtesës kryesore të KEDS-it në Prishtinë për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Pas dy protestave të mbajtura javën e kaluar para shtatë distrikteve në mbarë Kosovën, punëtorët e kësaj korporate të privatizuar tashmë nga konsorciumi turk, Limak dhe Çallëk, nuk arritën të realizojnë kërkesat e tyre. Ndërkohë ata kanë paralajmëruar se për çështjen e pagave mund të mbajnë edhe greva.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat