Fabrika e “Llamkos Galva Steel” në krizë, nuk i paguan punëtorët!

Ekonomi

Fabrika e “Llamkos Galva Steel” në krizë, nuk i paguan punëtorët!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 22 prill 2014 Në ora: 10:57

Fabrika e Llamarinës “Llamkos” në Vushtrri ishte njëri prej bizneseve më të suksesshme në Kosovë. Kjo fabrikë, ishte punëdhënës i më shumë se 500 punëtorëve, si dhe pronar i ekipit të futbollit Llamkos “Kosova”, një ndër eksportuesit më të mëdhenj në vend, investues i mbi 40 milionë eurove si dhe fitues i kontratës mbi 20 milionë dollarë amerikanë për blerjen e koncentrateve të plumbit dhe zinkut nga “Trepça”.

Por, kjo nuk është e tëra. “Llamkosi”, e cila së fundmi është privatizuar nga “Core Group”, një konzorcium anglez, por që pohohet se pronari i vërtetë i fabrikës është një shqiptar me shtetësi britanike.

Kjo fabrikë ka disa muaj që e ka ndërprerë prodhimin, edhe atë të paktë që e ka pasur. Ndërsa punëtorët e saj mbesin pa paga, ku e vërteton faktin se ka një krizë buxhetore.

Shitja e Llamkosit, punëtorëve nuk u garantoj pothuajse asgjë. Afër 500 punëtorë të prodhuesit të llamarinës së zinkuar në Kosovë, “Llamkos”, nuk kanë ide se çfarë do të bëhet me ta.

Një prej anëtarëve të menaxhmentit të fabrikës “Llamkos Galva Steel”, në kushte anonimiteti, thotë për Gazetën “Bota sot, se, prej që është bërë privatizimi shumë pak ka punuar, ndërsa kohën e fundit, nuk prodhon asgjë.

Ai thekson se, edhe pse nuk ka punuar pothuaj asgjë, punëtorët i kanë marrë pagat e tyre, duke lënë dyshime se këtu ka të bëjë me shpëlarje parash. Pasi, sipas tij, nuk është e mundur dikush të dhuroj gjithë atë shumë parash, kur nuk ka aspak prodhim.

Enigma për këtë mbetet e hapur, pasi ende nuk dihet se kush është pronari i “Llamkosit”. Por, gjithnjë sipas burimeve të Gazetës “Bota sot”, disa zyrtar të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë “gisht” në këtë punë.

Për shkak të vështirësive në të cilat ndodhet, “Llamkos” mund ta ketë fatin e dy kompanive tjera të huaja, të cilat kishin blerë fabrikën, por ishin detyruar të tërhiqen për shkak se kishin falimentuar.

Fabrika e llamarinës “Llamkos Galva Steel” momentalisht ka 477 punëtorë në listën e pagave, por, sipas burimeve të Gazetës, ka edhe shumë të tjerë që nuk janë të lajmëruar e kanë marr paga, ndërsa në sistem të pagave ka edhe futbollistët dhe shtabin teknik të klubit të futbollit, FC Llamkos Kosova të Vushtrrisë, ku ka disa muaj që nuk i kanë pa pagat me “sy”.

Përveç kësaj, punëtorët e sigurimit fizik, që e bëjnë sigurimin në “Llamkos”, në kuadër të Kompanisë së Sigurimit "Bodyguard", edhe këta nuk kanë marr paga, pasi “Llamkosi”, nuk ua ka derdhur parat në xhirollogarinë e kësaj kompanie që ti paguaj punëtorët e saj.

Sipas punëtorëve të “Llamkosit”, të cilët nuk duan që të dalin me emra, fabrikën e llamarinës fillimisht e kishte privatizuar një kompani bullgare, e cila kishte dështuar që t’i ngritë kapacitetet dhe ta vërë në funksion fabrikën. Pas dështimit dhe protestave të punëtorëve, kompania bullgare ishte tërhequr, ndërsa me ritenderim, atë e kishte privatizuar një biznesmen indian, por edhe ai brenda një kohe të shkurtër kishte falimentuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat