Shiu ka dëmtuar kulturat bujqësore në Vushtrri

Ekonomi

Shiu ka dëmtuar kulturat bujqësore në Vushtrri

Më: 21 prill 2014 Në ora: 22:27

Reshjet e shiut të ditëve të fundit, të cilat shkaktuan edhe vërshime në shumë komuna të Kosovës, kanë dëmtuar kulturat bujqësore në fshatrat e Vushtrrisë.

Prodhuesit e patates në këtë komunë thonë se është nevojë emergjente të bëhet sigurimi i kulturave bujqësore, në mënyrë që të ndërpriten dëmet që po u shkaktohen bujqve.

Kultura të shumta bujqësore në Kosovë janë dëmtuar nga reshjet e fundit të shiut.

Si pasojë e reshjeve të fundit të shiut, në komunën e Vushtrrisë, janë dëmtuar hektarë të tërë të mbjellë me patate. Prodhuesit kërkojnë krijimin e fondin emergjentë dhe sigurimin e kulturave bujqësore. Pronari i kompanisë “VIPA CHIPS”, në Pestovë, Bedri Kosumi, thotë se është nevojë emergjente të bëhet sigurimi i kulturave bujqësore, në mënyrë që të ndërpriten dëmet që po ju shkaktohen bujqve. Ai ka shtuar se në Komunën e Vushtrrisë së paku mbi 700 hektarë me patate janë dëmtuar tërësisht.

Bedri Kosumi pronar i “VIPA CHIPS” thotë se shpëtim nga kjo nuk do të ketë por edhe se kjo është një dëshmi se duhet sigurime për kultura bujqësore, pasiqë sipas tij ka sigurim për objekte për limuzina por jo edhe për bujqësi. Sipas Kosumit, kushteve atmosferike nuk mund t'iu del askush përpara, prandaj duhet shumë shpejtë të bëhet sigurimi i kulturave bujqësore.

Edhe prodhues të tjerë të patates në Vushtrri kanë pësuar nga shiu. Ata thonë se së paku 50% e patates është dëmtuar. Problem për ta mbetet edhe sigurimi i farës për të mbjellë për herë të dytë, megjithëse thonë se rezultatet nuk do të jenë më të kënaqshme.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, ka premtuar se Kosova në kuadër të fondit të ri për bujqësi, do ta ketë fondin për fatkeqësi natyrore dhe fondin e sigurimit të kulturave bujqësore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat