Katër kandidatë për Bordin e BQK-së

Ekonomi

Katër kandidatë për Bordin e BQK-së

Më: 21 prill 2014 Në ora: 11:02

Katër Katër kandidatë kanë hyrë në listën për bordin e BQK-së, që do të votohen nga Kuvendi i Kosovës.

"Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), pas vlerësimit të integritetit, përgatitjes profesionale, njohurive të sistemit financiar si dhe njohurive për politika mikro dhe makro ekonomike si dhe pas vlerësimit të përformancës së treguar gjatë intervistës, ka bërë dhe ka dërguar listën përfundimtare Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, me kandidatët: Mejdi Bektashi, Mimoza Mustafa, Behxhet Brajshori, dhe Shyqiri Bytyqi", thuhet në komunikatën e BQK-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat