Investitorët kërkojnë luftimin e korrupcionit

Ekonomi

Investitorët kërkojnë luftimin e korrupcionit

Më: 17 prill 2014 Në ora: 15:40

nvestitorët aktualë dhe ata potencialë kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të luftohet korrupsioni në mënyrë efikase. Sipas një ankete të publikuar sot nga Ministria e Tregtisë e Industrisë, investitorët veç tjerash kërkojnë heqjen e burokracisë dhe përmirësimin e imazhit të vendit.

100% e investitorëve të anketuar pajtohen se është e një rëndësie të veçantë luftimi i korrupsionit në mënyrë efikase. Afro 75% e investitorëve aktualë deklarojnë se është shumë e rëndësishme heqja e burokracisë, kurse mbi 70% vlerësojnë si shumë të rëndësishme përmirësimin e imazhit të vendit.

Vlerësim negativ investitorët kanë dhënë edhe për Zonat e Lira Ekonomike, stabilitetin politik dhe sundimin e ligjit.

inistri i Tregtisë e Industrisë Bernard Nikaj, u shpreh se tashmë kanë bërë hapa të duhur për ti plotësuar nevojat e investitorëve.

“Në muajt e fundit kemi bërë shumë në këtë drejtim. Kemi shpallë Zonat e para të lira ekonomike në Kosovë, pastaj Ministria e Financave ka miratuar paketën e stimujve fiskalë për investime të reja si dhe është bërë një numër i madh i lehtësirave tjera fiskale”, tha ai.
Poashtu ministri Nikaj tha se janë duke punuar në promovimin e tregut në zhvillim të vendit, fuqisë së re punëtore, kostos së saj dhe krijimit të një ambienti sa më të mirë për të bërë biznes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat