Bujqit të mos shqetësohen për borën, thonë ekspertët

Ekonomi

Bujqit të mos shqetësohen për borën, thonë ekspertët

Më: 16 prill 2014 Në ora: 14:15

Reshjet borës që po vazhdojnë edhe sot në tërë vendin, sado që janë të mirëseardhura për zbutjen e thatësisë, mund të kenë shkaktojnë dëme te disa kultura bujqësore. Ekspertët e kësaj fushe thonë se për momentin nuk ka ndonjë rrezik të madh, përderisa nuk ka rënie të temperaturave. Sipas tyre ngricat eventuale do të kishin pasoja të rënda sidomos për pemët e hershme.

Për momentin nuk ka ndonjë rrezik të madh nga të reshurat e bores për dëmtimin e kulturave bujqësore, përveq që ato mund të ngadalësojnë zhvillimin e pemëve të hershme. Kështu thotë eksperti i kësaj fushe Shukri Fetahu.

"Tash për tash, bora është vetëm si reshje dhe nuk mund të ketë efekte negative. Ka dëmtim të pjesë-rishëm do të thotë te shpërlaja e polenit te pemët ato që kanë luluar. Ndërsa të këto tjerat nuk ka rrezik sepse nuk ka ngrica", tha Fetahu.
Fetahu, shpjegon se kur mund të vije deri të dëmtimi i qelizave bimore.

" Është një limit minimal që deri diku minus 1 deri minus 2 gradë, që nuk kalon uji në qelizë në formë të ngurtë në akull që me I prish qelizat bimore".
Bujqit të cilët kanë filluar me mbjelljen e patates ose të kulturave tjera, nuk duhet të shqetësohen sepse reshjet e fundit nuk do të kenë pasoja për këtë kulturë bujqësore.
"Meqë është fryti nën shtresat e dheut atëherë nuk ka mundësi me depërtua ngricat edhe pse nuk ka. Mund të vonohet procesi i mbirjes por jo dëmtimi".
Nëse temperaturat do të shënojnë rënie, atëherë dëmet do të jenë të pa parashikueshme, thotë Fetahu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat