Ngriten çmimet në Kosovë

Ekonomi

Ngriten çmimet në Kosovë

Më: 14 prill 2014 Në ora: 11:20

Krahas ngritjes së pagave që janë premtuar ditëve të fundit nga Qeveria e Kosovës, janë ngritur edhe çmimet.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Konsumit“ (IÇK) për muajin mars 2014 . Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Konsumit në Kosovë për muajin mars 2014 është më i lartë për 0,2% , krahasuar me muajin shkurt 2014. Shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2014 me muajin mars 2013 ishte 0,3%.

“Ngritje e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: Pemët (5,3%), perimet (1,0%) me një ndikim të përbashkët prej 0,2% në IÇK-it. Ndërsa nëse krahasohet muaji mars 2014 me mars 2013
ngritja e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: Mish (3,4%), pemë (10,0%), duhan (6,6%), veshje (3,3%), këpucë (3,8%), orendi dhe aparatura, qilima dhe shtroja tjera për dysheme (1,6%), shërbime hoteliere (2,8%), shërbime bankare (10,7%) me një ndikim të përbashkët prej 1,5% në IÇK-it. Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet: Bukë dhe drithëra (-5,8%), vajra dhe yndyra (-11,4%), perime (-4,1%), sheqer dhe ëmbëlsira (-4,2%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal- naftë dhe benzinë për (-3,4%), me një ndikim të përbashkët prej -1,2% në IÇK-it.
”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat