Fermerët mbeten pa subvencione

Ekonomi

Fermerët mbeten pa subvencione

Më: 13 prill 2014 Në ora: 17:36

Afro 15 mijë fermerë që çdo vit kanë përfituar subvencione nga shteti rrezikojnë që këtë vit të ngelen pa mbështetje finaciare. Udhëzimi i qeverisë që përcakton skemën e përfitueseve nuk ka dalë ende, ndonëse duhet të ishte gati brenda muajit janar. Kjo vonesë ka bërë që fermerët këtë vit të mbjellin më pak sipërfaqe dhe të ulin prodhimin.

Eksperti i politikave bujqësore, ish-zevendësminstri i Bujqësisë Ndoc Fasllia thotë se sezoni i mbjelljeve ka mbaruar, çka sipas tij do të thotë se mijëra fermerë kanë mbetur jashtë skemës së finacimit.

Krahas vonesës ish-zëvendësministri i Buqësisë thotë se ndryshimet e skemës parashikojnë edhe heqjen nga subvencioni të pemëve frutore dhe të ullirit.

Të kontaktuar nga televizioni Klan përfaqësues të minstrisë së Bujqësisë thanë se vonesat e subvencioneve në bujqësi janë si pasojë e disa ndryshimeve që po i bëhen skemës dhe se brenda këtij muaj do nisë shpallja e aplikimeve.

Subvencionet janë e vetmja skemë që fermerët mund të përfitojnë financim të drejtpërdrejtë nga shteti për të zgjeruar aktivitetin e tyre. Këtë vit qeveria ka planifikuar të financojë afro 15 milionë dollarë nëpërmjet kësaj skeme, shumë kjo që sipas ekspertëve nuk do të merret nga fermerët brenda këtij viti për shkak të kohës së shkurtër që mbetet në dispozicion.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat